Aktualitet

Rusi – Putin fiton zgjedhjet, por jo shumicën, rriten ndjeshëm komunistët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 20/09/21 |
mapo.al

Vladimir Putin fitoi edhe një herë tjetër zgjedhjet e përgjithshme në Rusi, por ka humbur konsensusin.






Partia e tij, Rusia e Bashkuar, arriti të marrë 45% të votave, por sipas llogaritjeve paraprake do t’i mjaftojë për të marrë 240 nga 450 vende në Dumën ruse. Gjithsesi mbështjetja popullore ka pësuar një rënie drastike krahasuar me 54% të votave që partia mori në vitin 2016.


Përgjegjësia për këtë rezultat është edhe e shtimit të paprecedentë të votave të marra nga Partia Komuniste, e cila ka dyfishuar rezultatin në krahasim me zgjedhjet e kaluara, nga 13% në gati 25%.







Sipas rezultateve paraprake, nacionalistët e LDPR kanë arritur të sigurojnë 8% të votave, ndërsa Partia Rusia e Drejtë 7%.




Por panorama politike në Rusi nuk duket se do të ndryshojë, pasi të treja këto parti mbështesin presidentin Putin thuajse në të gjitha vendimet.

Lexo edhe :  Shpërthen miniera e thëngjillit në Siberi, vdesin 11 minatorë


Në Parlament arriti të futet me 5% të votave edhe Partia Populli i Ri, e formuar nga mbështetësit e opozitarit Alexey Navalny, i cili ndodhet në burg.

Edhe këtë herë nuk kanë munguar akuzat për manipulim të rezultatit. Në internet janë publikuar shumë video të cilat duket se tregojnë truket që përdoren për të favorizuar partinë e Putin, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka quajtur “fake news”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas