Rusia është akuzuar se ka tentuar të strehojë ushtarakët e saj në shtëpi të braktisura në qytetin Kherson.
Ukrainasit thonë se trupat ruse u kanë kërkuar shoqatave të strehimit në dy rrethe të ndryshme lista të pronave boshe.
Ato thonë se Kremlini po përpiqet të forcojë kontrollin e tij në Kherson, duke shtuar pikat e kontrollit dhe patrullimet dhe duke u përpjekur të bindë popullsinë vendase që t’i nënshtrohet regjimit të ri.
Kherson, në jug, është i vetmi qytet i madh që Rusia ka fituar që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt.
Rusia është përpjekur të sjellë rublën në qarkullim në Kherson, dhe raportohet se po planifikon një “referendum” që supozohet se mund të bëjë që qyteti të shkëputet nga kontrolli ukrainas.