Rusia tha se Siria ka rrëzuar një nga avionët e saj ushtarakë, por shtoi se faji për vdekjen e 15 personave në bordin e avionit bie mbi Izraelin.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avionët luftarakë izraelitë e detyruan aeroplanin rus II-20 që të futet në rrugën e sistemeve mbrojtëse ajrore siriane.
Kjo nuk u dha shumë kohë rusëve që të lajmërojnë Sirinë për situatën e krijuar.
Avioni u zhduk nga radarët rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar.
Sipas BBC, Izraeli nuk e ka komentuar akoma këtë akuzë.
Izraeli zakonisht nuk i pranon sulmet në Siri, por së fundmi një zyrtar tha se ata kanë goditur më shumë se 200 shënjestra iraniane në Siri gjatë 18 muajve të fundit.