Sport

Rusia “e ashpër” për gjermanët, Hamilton triumfon në Sochi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 30/09/18 |
mapo.al

Lewis Hamilton ka hedhur një tjetër hap drejt titullit të 5-të kampion në Formula 1, teksa ka triumfuar në Çmimin e Madh të Rusisë, në Sochi.


Piloti britanik, i cili u nis nga vendi i dytë, arriti ta mbyllë garën i pari, falë edhe një urdhri nga skuadra Mercedes, që Valteri Bottas t’i hapte udhë.


Finlandezi u rendit në vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili nuk arriti të marrë më të mirën nga gara e Rusisë.


Kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, piloti britanik i Mercedesit kryeson me 281 pikë, 40 më shumë sesa Vettel i Ferrarit.




Etiketa: , , ,

Pas