Sport

Rusia jashtë Euro2020? Wada shuan dyshimet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 26/11/19 |
mapo.al

Rusia do të jetë pjesë e Euro 2020.


Është ky lajmi i mirë që vjen nga Komiteti për Shqyrtimin dhe Pajtueshmërinë e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (Wada), që pohon se vendi organizator i Botërorit 2018 do të jetë në Europian edhe nëse merr një ndalesë katër vjeçare për skandalin e Dopingut. Gjithashtu, St. Petersburgu do të jetë qytet pritës në turneun e verës së ardhshme.


Por, në rast se Rusia shpallet fajtore, kjo kombëtare nuk mund të marr pjesë në kualifikueset e Botërorit 2022 në Katar.


Ne do të presim konsideratat përfundimtare të komitetit ekzekutiv Wada për këtë çështje derisa të marrë ndonjë vendim të mundshëm material nga FIFA,” thuhet në njoftimin e FIFA-s.


Rusia gjithashtu përballet me përjashtim nga Lojërat Olimpike dhe Para-olimpike të verës dhe dimrit në vitin 2020 dhe 2022.


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka bërë thirrje që të merren sanksionet më të ashpra kundër atyre që janë përgjegjës për manipulimin e të dhënave të provës dhe ka përshkruar përpjekjet për të mbuluar gjetjet pozitive si “një fyerje për lëvizjen sportive në të gjithë botën”.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas