Aktualitet

Rusia ka gati një vaksinë të dytë: S’ka efekte anësore








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 23/08/20 |
mapo.al

Rusia deklaroi të shtunën se është gati të prezantojë një vaksinë të dytë kundër koronavirusit, e cila sipas saj shmang efektet anësore që u hasën tek e para.



Më herët gjatë këtij muaji, presidenti Putin nxitoi të prezantonte vaksinën Sputnik 5, por ajo u pasua nga një sërë kritikash për shkak të efekteve të shumta anësore që kishte.


Shumë njerëz ishin skeptikë për efikasitetin e kësaj vaksine dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë me vaksinën e dytë e cila është pagëzuar “EpiVacCorona”.




Kjo vaksinë e re është zhvilluar në një ish-laborator sekret të epokës sovjetikë për kërkimet për armët biologjike, i cili është shndërruar në një institut virologjie, i njohur në mbarë botën.



Shkencëtarët deklarojnë se testet klinike të kësaj vaksine do të përfundojnë në shtator dhe shtojnë se deri tani ajo është provuar te 57 vullnetarë dhe nuk ka shkaktuar asnjë efekt anësor ndaj tyre.

Lexo edhe :  Rusia arrestoi Navalny-in/ PE: Të ndalet ndërtimi i "Nord Stream 2"

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas