Aktualitet

“Rusia kërkon të pushtojë Afganistanin” – Mediat: Janë dërguar avionë luftarakë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:49 - 24/07/21 |
mapo.al

Rusia dërgoi avionët luftarakë për stërvitje të përbashkëta ne Uzbekistanin përgjatë vijës kufitare me Afganistanin.






Ministria ruse e mbrojtjes tha se kanë simuluar sulme ajrore me Su-25SM gjatë manovrave që zgjasin nga 30 korriku deri në 20 gusht.


“Pjesa praktike e stërvitjes po zhvillohet në fushën e Termezit, në kufi më Afganistanin”, thuhet në deklaratë, lku sqarohet se ekipet e Su-25SM do të kërkojnë e shkatërrojnë bazat e fshehta të armikut të supozuar, e do të praktikohen edhe për sulme me sisteme të lëvizshme anti-ajrore.







Në Afganistan, paqëndrueshmëria e situatës po përshkallëzohe ndjeshem. Dhuna e talebanëve ka marrë një hov të ri në vend me tërheqjen e trupave amerikane, e nuk kanë munguar hamendësimet në media nëse Moska ka përgatitet për ndonjë inkursion atje, edhe pse ministri i Jashtëm Lavrov tha se vendi nuk po mendon të pushtojë Afganistanin.



Ish-Bashkimi Sovjetik zhvilloi për një dekade luftën e tij në Afganistan në vitet 1980, vetëm për t’u tërhequr më pas përmes Uzbekistanit, pas një avancimi të forcave lokale dhe muxhehedinëve të huaj të cilët u ndihmuan nga Pakistani, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas