Shefat hapësinorë të Kremlinit kanë nisur një anije kozmike sekrete në orbitë rreth tokës ,duke përdorur raktën e re ruse “Angra 1.2”.
Sipas mediave të huaja nisja u bë në kozmodromin Plesetsk në qytetin Mirny, në rajonin veriperëndimor rus të Olbastit Arkhangelsk më 29 prill. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur raketa lëshohet në qiell dhe dërgohet në një vend të largët.
Kremlini në një deklaratë më datë 30 prill tha :
“Nga Kozmodromi Shtetëror i Testimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse nisën me sukses një mjet lëshues të klasit të lehtë “Angra 1.2”.
U vendos dhe u mbajt komunikim i qëndrueshëm me anijen kozmike dhe sistemet e saj në bord funksionojnë në gjendje normale.Pasi anija kozmike u lëshua në orbitë oficerët e qendrës se kontrollit hapsinor futën të dhëna në Katalogun Kryesor të Objekteve Hapësinore të Sistemit Rus dhe vazhduan me analizimin dhe përpunimin e informacionit rreth objektit të ri hapësinor në mënyrë që ta pranonin për gjurmim.
Në total, mbi 30 instrumente matëse me bazë tokësore dhe mbi 50 ekuipazhe luftarake të Ushtrisë së 15-të të Forcave Ajrore u përfshinë në sigurimin e nisjes së anijes kozmike të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.”