Rusia ka ndaluar hyrjen në vend 154 anëtarëve të Dhomës së Lordëve në përgjigje të vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të sanksionuar zyrtarët rusë.
Këta 154 persona sipas ministrisë së jashtme kanë dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sanksioneve anti-ruse të Londrës.
Gjithashtu ministria tha se ata përdorën autoritetin e tyre për të nxitur histerinë anti-ruse në Mbretërinë e Bashkuar, duke i’u nënshtruar kursit politik rusofobik të qeverisë konservatore britanike.
Përshtati: Liberale.al