Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rusia paraqet kërkesa të papranueshme përpara bisedimeve me Shtetet e Bashkuara

by mapo.al
08/01/2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Rusia paraqet kërkesa të papranueshme përpara bisedimeve me Shtetet e Bashkuara

Bisedimet mes diplomatëve amerikanë dhe atyre rusë do të fillojnë të hënën në Gjenevë, njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara,
pas një ngërçi disa javor në lidhje me vendosjen e forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Stërvitjet ushtarake dhe mobilizimi i forcave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën do të shërbejnë si sfondi i bisedimeve SHBA – Rusi të hënën në Gjenevë, të drejtuara nga Zv.Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman dhe Zv.Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.

Moska ka paraqitur kërkesa të shumta, ndër to edhe reduktimin e pranisë së NATO-s në Evropën Lindore dhe mos-anëtarësimin e Ukrainës – kërkesa këto të papranueshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

“Është qartë pjesë e skenarit. Paraqesin një listë kërkesash plotësisht të papranueshme dhe pastaj pretendojnë se pala tjetër nuk është angazhuar, për ta përdorur këtë si një lloj justifikimi për veprime agresive. Por realiteti është se Rusia e di mirë se çfarë e papranueshme. Sidoqoftë ekzistojnë fusha, subjekte dhe çështje për të cilat mund të angazhohemi, të zhvillojmë dialog dhe të përpiqemi të përmirësojmë sigurinë e përgjithshme”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Rusia thotë se nuk po përgatit pushtimin e Ukrainës fqinje, dhe këmbëngul se zgjerimi i NATO-s është kërcënim për sigurinë e saj.

“As edhe një centimetër drejt Lindjes, na thanë në vitet 1990. Dhe çfarë ndodhi? Na mashtruan me paturpësi”, tha Presidenti rus Vladimir Putin.

Raundi i parë i bisedimeve duket se do të shërbejë më shumë për të prezantuar mosmarrëveshjet dhe nuk pritet të prodhojë një rezultat të sigurtë për Ukrainën.

“Nuk mendoj se dikush di me saktësi se çfarë ka në mendje Presidenti Putin për Ukrainën. Mendoj se administrata Biden ka bërë më të mirën për të bashkuar aleatët në koordinimin e politikave, duke i dhënë sinjalin Rusisë se synon të vendosë sanksione shumë më të forta se më parë”, thotë John Tefft, Ish-ambasador amerikan në Rusi dhe Ukrainë.

Ndërsa zoti Putin përpiqet ta mbajë fokusin tek Ukraina, në protestat anti-qeveritare në Kazakistan, një tjetër vend fqinj i Rusisë, janë vrarë dhjetëra persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Moska ka dërguar forca ushtarake për të ndihmuar në shtypjen e trazirave, pas një kërkese nga Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev. Nuk është e qartë përse zoti Tokayev iu drejtua Moskës për ndihmë, i tha Zërit të Amerikës Sekretari i Shtetit Blinken.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken
Sekretari i Shtetit Antony Blinken

 

“Gjithësesi, mendoj se një leksion nga historia është se pasi rusët të janë futur në shtëpi, është ndonjëherë shumë e vështirë t’i largosh”, tha Sekretari Blinken.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar të ketë hartuar përpara bisedimeve opsione për tërheqje të forcave amerikane nga Evropa Lindore. Pas takimit të Gjenevës, NATO dhe Këshilli me Rusinë do të takohen në Bruksel më 12 janar. Bisedime të tjera me format më të gjerë, ku do të përfshihen Shtetet e Bashkuara, NATO, Rusia, Ukraina dhe vende të tjera ish-sovjetike, do të vazhdojnë në Vjenë më 13 janar./VOA

JU SUGJEROJME

Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën
Bota

Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën

18/05/2022
Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike
Kryesore

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike

18/05/2022
Kremlini: Thekson negociatat ndaj Ukrainës nuk po përparojnë
Bota

Kremlini: Thekson negociatat ndaj Ukrainës nuk po përparojnë

18/05/2022
Gjenden 1 mijë civilë të vrarë në rajonin e Kievit
Bota

Gjenden 1 mijë civilë të vrarë në rajonin e Kievit

18/05/2022
Next Post
Kush humbi dhe kush fitoi brenda dhe jashtë Partisë Demokratike

Artan Fuga: Ne po shkatërrohemi!!!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën
  • Aleatët e PD-së kanë një emër, për president
  • Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike
  • Fat dhe para, tri shenjat e ‘përkëdhelura’ të horoskopit për muajin qershor
  • Kremlini: Thekson negociatat ndaj Ukrainës nuk po përparojnë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In