Aktualitet

Rusia raporton njerëzit e parë të infektuar nga gripi i shpendëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:05 - 20/02/21 |
mapo.al

Rusia njofton se ka zbuluar rastet e para të njerëzve të infektuar nga virusi tepër infektues i shpendëve H5N8 në një pulari në jug të vendit.





Shkencëtarët identifikuan 7 punonjës të infektuar me këtë virus në dhjetor dhe kjo është hera e parë që virusi vdekjeprurës për shpendët transmetohet te njeriut.


Autoritetet zyrtarë ruse bëjnë me dije se kanë informuar dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për këtë rast, i cili duhet thënë se është tepër shqetësues.




Shpërthime të virusit H5N8 janë raportuar dhe në pulari në vende të ndryshme të Europës, por Rusia është e para që e ka identifikuar këtë virus dhe tek njerëzit.


Vite më parë një tjetër variant i gripit të shpendëve, i njohur me formulën H5N1 shpërtheu në botë dhe transmetohej dhe te njeriu.

Lexo edhe :  Navalny nga burgu: Më kërcënuan se do të më ushqejnë me forcë

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas