Aktualitet

Rusia sulmon anijen britanike, rriten tensionet mes dy vendeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:09 - 23/06/21 |
mapo.al

Është tensionuar situata këtë të mërkurë në Detin e Zi.






Mediet botërore raportojnë se një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në Detin e Zi, duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë.


Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se, si anija, ashtu edhe avioni, i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.







Incidenti ndodhi në jug të Krimesë, ku sipas rusëve, “anija britanike ndryshoi papritur kursin, duke u futur në ujërat e Rusisë”.




Pas kësaj, një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijes britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi me një predhë pranë britanikëve.



1


Etiketa: , , ,

Pas