Aktualitet

Rusia vaksinë për Shqipërinë? Rama: Provokim qesharak, mendova se ishte meme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 29/12/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka komentuar një postim të ambasadës ruse në Tiranë, në Twitterin e drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ku thuhej se Rusia ishte e gatshme t’i ofronte vaksinën anti-COVID Shqipërisë.






Kreu i qeverisë tha se kishte menduar se e gjitha kishte qenë meme e rrjeteve sociale, ndërsa “ofertën” e konsideroi provokim qesharak nga ana e ambasadës së një shteti serioz.


“Ky është provokim qesharak nga një shtet serioz. S’mund të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo konkurrent i Portokallisë. Nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve“, tha Rama.







1






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas