Aktualitet

Ryes vdiq në aksident, ish-portieri i Realit shokon me këto fjalë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 02/06/19 |
mapo.al

Bota e futbollit u trondit ditën e djeshme pasi futbollistit Joze Antonio Rejes, humbi jetën tagjikisht në një aksident rrugor me automjetin e tij. Përveç mesazheve të shumta ngushëlluese, ku në finalen e Champions League u mbajt një minutë heshtje në nderim të tij, është ish-portieri i Real Madrid dhe Valencias, Santiago Canizares, i cili bën një postim ndryshe në “Twitter”.


“Të qarkullosh me një shpejtësi tej normave është e dënueshme. Në aksident ka pasur edhe viktima të tjera, veç shoferit Rejes. Ai nuk meriton të ‘vishet’ si hero. Por, kjo gjithsesi nuk do të thotë se nuk hidhërohem nga ajo që ndodhi. Lutem për shpirtin e tij” – shkruan Canizares.



Të shumta ishin kritikat që mori nga tifozë dhe lexues të ndryshëm, dhe Kanizares reagoi sërish, duke u sqaruar më mirë, dhe duke thënë se statusi i tij kishte të bënte vetëm në lidhje me aksidentin, dhe jo karrierën e tij: “Ndoshta nuk u shpjegova qartë. Sigurisht që ai meriton vlerësim dhe një kujtim të gjatë për karrierën dhe kontributin e tij në futboll”.



Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas