Aktualitet

Ryshfet familjares së pacientes me Covid – Tire Alldervishi lihet në burg














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 27/01/21 |
mapo.al

Lihet në burg Tire Alldervishi, e cila u hoq si infermiere dhe i mori 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje të prekur nga Covid-19.





Gjykata e Apelit e la sot në fuqi vendimin “arrest me burg”, ndonëse pak ditë më parë Alldervishi apeloi.


58-vjeçarja kërkoi zbutje të masës së sigurisë duke thënë se është me Covid-19, dhe se ndihet e lodhur e me shëndet të brishtë. Alldervishi gjithashtu i konsideroi provat në media si të paligjshme.




Risjellim në vëmendje se rasti korruptiv u bë publik nga investigimi i emisionit “Stop”.


Denoncimi i rastit solli gjithashtu nisjen e hetimeve për personelin mjekësor të Covid-2, pasi dyshohet se Alldervishi ka bashkëpunuar për zhvatjen e parave.


LEXO EDHE:

Skandali në spitalin Covid 2: Jep 8 milionë lekë nën dorë, por e ëma humb jetën

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas