ShowBizz

“Sa dhimbje të jetosh pa ty”, Barbana Dini kujton të vëllain në ditën e tij të lindjes







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:47 - 15/10/20 |
mapo.al

Ergi Dini do të festonte ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes nëse do të ishte ende në këtë botë. Artistit të ndjerë ju pre jeta në mes në lule të rinisë në vitin 2016-të pas një aksidenti tragjik me motor.


Ergi kishte një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Barbanën, e cila sot i ka bërë një dedikim vëllait, me të cilin na preku të gjithëve. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një fotografi të Ergit dhe fjalët që i ka kushtuar janë shumë prekëse.


“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana.






Etiketa: ,

Pas