Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Sa hashash do? Kemi dhe armë plot” – Përgjimet që zbuluan 7 trafikantët

by mapo.al
09/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e 7 personave që tentuan të trafikonin një sasi droge por u zbulua edhe shitja e armëve.

Këta persona u arrestuan me armë dhe drogë tre ditë më parë në aksin Vorë Fushë-Krujë.



Në dosjen hetimore thuhet se një ndër personat e arrestuar, Korab Çala, i cili është dhe drejtuesi i grupit, ka kryer aktivitet kriminal kryesisht në gjetjen, grumbullimin dhe me pas shitjen e armëve dhe lëndës narkotike me qëllim përfitimi.

Në dosjen në fjalë, përmes përgjimeve, Cala shprehet se kërkon që të shesë një armë zjarri të llojit pistoletë me mulli në vlerën e 1200 eurove, një armë zjarri automatike në vlerën e 800 eurove dhe 1 kg hashash në vlerën e 1600 eurove.

“Sa do, do 100, 200, 500 kg hashash. Po edhe armë kemi plotë, mund të siguroj 10 pistoleta Glok dhe 10 kallash por pasi të kemi mbaruar punë me hashashin”, thuhet në një prej bisedave të zbardhura në dosjen hetimore.

Kujtojmë se personat e arrestuar në lidhje me trafikun e drogës dhe të armëve janë; Korab Çala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala si dhe Alfred Sefa.

Për të 7 personat, gjykata caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg.

Operacioni ku u arrestuan 7 personat
Operacioni i koduar “Motoristi” u zhvillua tre dite me pare, ku personat ishin duke qarkulluar me tre mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.

“Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas marrjes së informacionit se disa shtetas që po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dispononin sende të kundërligjshme me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim”, thuhet ne njoftimin e policise tre dite me pare.

Tags: armehashashKorab Çalapergjimet

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Next Post
Shqiptarët e Greqisë solidaritet dhe ndihmë me të prekurit nga zjarret

Shqiptarët e Greqisë solidaritet dhe ndihmë me të prekurit nga zjarret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In