Aktualitet

Sa ka ndryshuar! Ja si dukej Melinda Ademi përpara se të ishte e famshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:38 - 25/01/21 |
mapo.al

Emri i reperes Melinda Ademi është jo pak i komentuar në media e rrjete sociale.



Shpeshherë, ajo ka ardhur në qendër të vëmendjes për shkak të diss-eve kundrejt Taynës dhe e anasjellta, mirëpo duket se përveç konkurrencës në muzikë, vajzat s’kanë asgjë personale mes tyre.


Këto kohë, Melinda na ka sjellë vazhdimisht projekte të reja, ndërsa i fundit ishte projekti i titulluar “Mëkatare”, që është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.






Tashmë, Melinda është një ndër emrat më në zë në botën e muzikës, por jeni kuriozë të dini si dukej ajo para famës?


Vetë Melinda ka ndarë në InstaStory një foto të vjetër të sajën, ku i uron 50-vjetorin të ëmës.

Këngëtarja shfaqet në krahët e mamasë dhe mund ta dallojmë portretin e saj dhe flokët e shkurtër kaçurela.

“Gëzuar ditëlindjen e 50-të mami! Jam shumë e lumtur që mund të kaloj kohë me ty në ditëlindjen tënde. Të dua”– shkruan Melinda.

Së fundmi, në media është folur për lidhjen e saj të dashurisë me menaxherin e kompanisë “Red Box”, Granit Muhaxherin.

Madje, raporti mes tyre duket shumë serioz, sepse më herë është mësuar se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Lidhja e saj me Granitin dhe kalimi nën menaxhimin e “RedBox”, mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse Melinda solli bashkëpunimin “X5” me Gjikon në fund të muajit gusht të vitit që lamë pas. Kompania “RedBox”, që menaxhohet nga i dashuri i reperes, është themeluar nga vëllai i Gjikos, producenti Arbër Gjikolli, ose siç njihet ndryshe Big Bang.

45


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas