Friday, September 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sa kushton një orë punë në Shqipëri? Për bankat 700 lekë/orë, për hotelet dhe restorantet më e lira

by mapo.al
14/05/2018
in Aktualitet
0


Një orë pune u kushton sipërmarrjeve shqiptare mesatarisht 351 lekë, ku kostot përfshijnë pagën e nëpunësve, kontributet e paguara nga punëdhënësi, kostot e trajnimit, taksat e punës dhe shpenzime të tjera.

Instituti i Statistikave pa publikuar rezultatet e anketës së zhvilluar pranë 2980 ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar në të gjithë vendin, referuar bilanceve të vitit 2016. Krahasuar me rezultatet e anketës së vitit 2012, kjo kosto është rritur me 11.8%, ku ndikimi më i madh është ndjerë tek ndërmarrjet me mbi 1 mijë të punësuar, ndërsa ai më i vogël tek bizneset nga 50-249 punonjës.

Nga rezultatet e publikuara vihet re një diferencë e madhe mes sektorëve, ku kostoja për orë pune mund të variojë deri në trefish.

Aktivitetet financiare dhe të sigurimit kanë koston më të lartë për orë pune për punonjës, 700 lekë/ora

Sipërmarrjet që kanë kostot më të larta janë ato që zhvillojnë aktivitete financiare dhe të sigurimit, ku një orë pune kushton 700 lekë. Në bazë të orëve totale të paguara, kjo kosto mblidhet në mbi 124 mijë lekë në muaj. Pagat dhe kontributet zënë pjesën më të madhe të kësaj kostoje, ndërsa një pjesë e vogël prej 1.45% shkon për trajnimet profesionale të cilave u nënshtrohen punonjësit.

Sektori financiar krijon një diferencë të madhe me aktivitetet e informacionit dhe komunikacionit, që zënë vendin e dytë për kosto pune, por me vetëm 521 lekë për orë. Në muaj, kostoja për një punonjës të sipërmarrjeve që operojnë në këtë fushë llogaritet në 91 mijë lekë.

Sipërmarrjet e tjera që kanë kostot më të larta janë edhe ato që zhvillojnë aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, si dhe ato që kryejnë furnizimin me energji elektrike, gaz e avull dhe me ajër të kondicionuar.

Restorantet janë ndër aktivitetet me kostot më të ulëta të punës, 241 lekë/ora

Nga ana tjetër, si sipërmarrjet me kosto më të ulëta të punës renditen ato që veprojnë në sektorin e akomodimit dhe shërbimit të ushqimit, si hotelet dhe restorantet; si dhe industrinë përpunuese, si rrobaqepësitë, përpunimi i ushqimit, etj. Për restorantet, kostoja për orë pune është vetëm 241 lekë, me një total mujor prej 41 mijë lekësh.

Ndërsa për industrinë e përpunimit, një orë pune kushton vetëm 250 lekë, çka shpjegohet me pagat e ulëta të sektorit, të cilat nxjerrin një kosto mujore prej vetëm 45 mijë lekësh. Një kosto shumë të ulët kanë edhe aktivitetet me ujë të ngrohtë, kanalizimeve, menaxhimit të mbeturinave dhe rregullimit, me një kosto prej 254 lekësh për orë pune.

Kostot mesatare për orë pune për njësi pune me kohë të plotë, sipas aktiviteteve ekonomike

Ndërkohë, subvencionet e marra nga ndërmarrjet për të amortizuar këto kosto kanë një ndikim shumë të vogël me vetëm 0.06% për bizneset e anketuara. Sektorët që përfitojnë më tepër nga subvencionet janë arsimi me një lehtësim në kosot prej 0.19%, industria përpunuese me 0.15% dhe aktivitetet e tjera të shërbimit me 0.14%. / Scan

Tags: Instituti i Statistikaveorë punërestoranteShqipëri

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Presidenca franceze zyrtarizon takimin Macron-Rama

Presidenca franceze zyrtarizon takimin Macron-Rama

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In