Mendoj se sa më autoritare, sa më amatore, me sa më pak mbështetje popullore janë qeveritë, aq më shumë, proporcionalisht, ato kanë zgjedhur të mbyllin gjithçka në vendet e tyre.
Kjo përforcohet edhe nga vetëdija e këtyre qeverive se politikat dhe institucionet shëndetësore të mbështetura prej tyre janë të dobëta. Në mënyrë që kjo dobësi e shkaktuar nga politika të mos dilte ulëritëse në pah, dhe mos delegjitimonte qeveritë dhe sistemet shëndetësore që ato kanë ngritur nga pandemia në pandemi në këto dy dekadat e fundit, zgjodhën mbylljen e jetës, të ekonomisë.
Tashmë ka kaluar më shumë se 40 ditë në gjithë Europën, ose aty afër, që kur shumica e qeverive europiane adoptuan kush më shumë, kush më pak mbylljen e vendeve të tyre sipas modelit kinez. Meqenëse, ne në Shqipëri, vazhdojmë ende me kokëfortësi politike të kemi një kufizim të levizjes për jo më shumë sSa më autoritare të jenë qeveritë, aq më shumë mbyllin vendete dy orë, dhe ndërkohë mund të na duhet të përgatitemi për një rikthim të Covid-19 – dhe për këtë na duhen ide dhe masa praktike, më poshtë po sjell një “llokëm të kputme” nga një artikull i botuar në Wall Street Journal në datë 26 Prill 2020 me titull:
“A kanë shpëtuar shumë jetë mbylljet e vendeve? Në shumë prej tyre, të dhënat thonë jo.”
“… Suedia po e lufton koronavirusin me udhëzime praktike, që janë shumë më pak shkatërruese ekonomikisht sesa bllokimet në shumicën e shteteve të Sh.B.A. Meqenëse njerëzit mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 80% të vdekjeve nga Covid-19, Suedia u kërkoi vetëm të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi, në vend që të mbyllin pjesën tjetër të vendit; dhe meqenëse Suedia nuk kishte vdekje pediatrike, ajo nuk i mbylli shkollat fillore dhe të mesme.
Masat e kontrollit të Suedisë janë më pak të vështira sesa ato të Amerikës, kështu që ato mund të mbahen në zbatim për një kohë më të gjatë për të parandaluar përsëritjen e Covid-19. Suedia nuk mbylli dyqane, restorante dhe shumicën e bizneseve, por mbylli fabrikën e automobilave Volvo, e cila tashmë është rihapur, ndërsa uzina Tesla në Fremont, Kaliforni, u mbyll nga policia dhe mbetet ende e mbyllur.
…
Ne duhet të brohorasim që Suedia të ketë sukses, jo që ajo të thyejë kobshëm turinjtë. Ata mund të dëshmojnë se shumë aspekte të mbylljes së SH.B.A-së ishin gabim – joefektive por edhe shkatërruese ekonomikisht – dhe të na tregojnë rrugën për korrigjimin e tyre.”