Aktualitet

“Sa më parë” – BE diskuton për shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:23 - 25/01/21 |
mapo.al

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore.





Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në këtë takim u përsërit qëllimi i BE-së që “sa më parë” të sigurojë një sasi të dozave të vaksinave edhe për vendet në fjalë, të cilat do të ndaheshin nga sasia që u dedikohet vendeve anëtare.


Por, problem serioz në këtë moment thuhet se paraqesin vonesat në shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesit te vendet anëtare të BE-së.




Kjo, sipas burimeve në Bruksel, e vështirëson edhe donacionin e vaksinave që BE-ja e ka paralajmëruar për vendet e Ballkanit Perendimor.


Komisioni Europian është në bisedime me prodhuesit e vaksinave për t’i detyruar ata që t’i përmbushin obligimet nga marrëveshja për shpërndarjen e tyre.


Aktualisht, vëtëm dy vaksina janë të autorizuara për përdorim në BE: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Nga Komisioni Evropian është paralajmëruar se deri në fund të kësaj jave do të autorizohet edhe vaksina e zbuluar nga Universiteti i Oxfordit dhe e prodhuar nga kompania AstraZeneca.

Lexo edhe :  Rakacolli: Merita për sigurimin e vaksinave është e Ramës

Kjo kompani e ka shqetësuar BE-në me njoftimet se në çerekun e parë të vitit do të shpërndajë 60 për qind më pak vaksina sesa që janë porositur.

Vonesat e tilla në BE tash përmenden si arsye shtesë se përse ende asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka marrë ndonjë sasi të vaksinave përmes BE-së.

Shumica e vaksinave për këto vende pritet të arrijnë përmes nismës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra.

Por, duke e ditur se ato do të arrijnë më vonë, në BE pohojnë se do të “bëjnë çdo gjë në mundësinë e tyre” për të siguruar qasje sa më të shpejtë në këto vaksina edhe për vendet e rajonit.

Pos që është donatore kryesore në nismën COVAX me mbi 800 milionë euro, BE-ja ka dhënë edhe 70 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’iu ndihmuar në fushatën e vaksinimit./REL/

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas