Vështirë se këtë do ta marrim vesh, pasi transparenca dhe llogaridhënia nuk është një bimë që rritet në kopshtet e qeverisë.
Por e sigurtë është se vizita studimore e Ramës në USA për të mësuar në fund, se marrja e vaksinës është e vështirë, i ka kushtuar buxhetit padyshim dhjetra mijë euro.
Kjo duke pasur parasysh se linja e fluturimit, mësohet se ka qënë e shtrenjtë, Tiranë-Paris-New York, dhe kthim.
E po ashtu, qendrimi atje i një delegacioni të bollshëm, në hotele me siguri me 5 yje.
Udhëtimi në këto kohë kufizimesh, është në çdo kuptim shumë i shtrenjtë.
E vetmja gjë që ngelet, është një foto me bosin e kompanisë Pfeizer, dhe premtimi për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit.
Nuk dihet se sa do ti vlejë kjo Ramës për propagandën dhe fushatën që po vjen, në tezën e tij, se nuk lë gur pa lëvizur, por është e sigurtë se Shqipërisë kjo rrugë i ka kushtuar jo pak.
Shqipëria është padyshim tek vendet e vogla, të disavantazhuara, dhe me buxhet të ulët, siç pranoi vetë Rama, kjo kur bëhet fjalë për shërbimet ndaj njerëzve, ndërsa nuk ngjan aspak e tillë, kur vjen puna për shtegtimet e shefit të qeverisë.
Mjeshtri Kapexhiu ka sjellë në numrin e sotëm të gazetës Mapo, përpjekjet e mundimshme e të sizifta të Edi Ramës për të siguruar vaksinën, sipas aksionit tashmë të njohur, të shpallur prej tij, se; nuk lë gur pa lëvizur.