Nga Fitim Zekthi*
Duke qenë se për të djathtën qeveria nënkupton një agjenci që garanton liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe nuk kontrollon jetët e tyre, nuk u tregon njerëzve se si duhet të jetë shkolla, martesa, seksi, vetë qeveria, mirëqenia e njerëzve, ekonomia, lufta ndaj obezitetit etj., atëherë çdo formë qeverisjeje që merr shumë pushtet, që e zgjeron atë, që përqendrohet në dorë të njeriut është padyshim kundër ideve të saj. Format e qeverisjes që uzurpojnë pushtet, që e përqendrojnë në një dorë, që kërkojnë të kontrollojnë jetët e njerëzve, që kontrollojnë informacionin , dijen, ekonominë apo edhe moralin mund të arrijnë deri në sendërtimin e një shteti gati absolut që është zot i gjithçkaje, që di gjithçka, që mbledh dhe shpërndan çfarë do dhe sa do. Më e shëmtuara është padyshim totalitarizmi i cili u shpërfaq në shumë vende të botës në emrin e komunizmit apo të fashizmit. Në këtë formë qeverisjeje kemi tërë shoqërinë nën kontroll të shtetit.
Shqipëria sot nuk është vend totalitar. Ka qenë e tillë në komunizëm.
Sot Shqipëria ka nisur t’i ngjajë më shumë një forme tjetër qeverisjeje: autoritarizmit. Një qeverisje autoritariste ka një lider ose një grup njerëzish të cilët marrin në kontroll të gjitha pushtetet atë ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Të gjitha institucionet shtetërore nisin gradualisht të identifikohen me autoritaristin që është në krye. Juan Linz i universitetit të Yale-it thotë se liritë politike ngushtohen, media vihet nën kontroll të qeverisë, vendimmarrja ka për bazë ligjore më së shumti emocionin e liderit, reagimi i njerëzve shtypet ose dobësohet me mjete të tjera. Autoritarizmi kur zgjat mund të mbërrijë në totalitarizëm.
Për shkak të rrezikut nga një qeverisje e tillë ku zhbëhen liritë dhe njerëzit bien nën tiraninë e autoritarizmit që sjell me vete plagë të rënda si mjerimi, korrupsioni i thellë, padrejtësia institucionale etj., e djathta, mendimi konservator për më shumë se dy shekuj ka folur për kufizim të pushteteve, për ndarje të tyre.
Partia Demokratike në opozitë po përpiqet të reagojë, kundërshtojë këtë formë qeverisjeje që sa vjen edhe bëhet më autoritariste. Shumë njerëz megjithatë pyesin nëse ofron ajo diçka ndryshe, është diçka ndryshe nga qeveria e kryeministrit Rama. Ka shumë njerëz në shtyp, në politikë, analistë që shërbejnë më shumë se sa kërkojnë të vërtetën që thonë se PD dhe PS janë njësoj, se nuk mund të bjerë PS se PD nuk ofron gjë ose se ofron të njëjtën gjë etj. Pavarësisht se Partia Demokratike mund të jetë në vështirësi të mëdha për shumë arsye, pavarësisht se kryetari Lulzim Basha mund të ketë gabuar në veprimin politik apo drejtimin e PD-së, ajo është krejt ndryshe nga partia socialiste dhe qeveria e kryeministrit Rama. Gjëja e parë e madhe e ndryshme e kryetarit Basha është se ai nuk ka asnjë lidhje me asnjë trafikant droge, me njerëz që vijnë nga bota e krimit. Ai nuk ka kandiduar askënd për shkak se ai është një “i fortë” që zotëron një rrjet banditësh. Gjëja e dytë e madhe e ndryshme e Lulzim Bashës është se ai kurrë nuk i ka thirrur dhe as mendohet se do t’i thërrasë njerëzit të sulmojnë kryeministrinë apo institucionet. Aq më tepër t’i thërrasë dhe t’i lërë të bëjnë ç’të duan. Këto janë dy dallime paradigmatike krahasuar me kryeministrin Rama. Pa këto sjellje politike kryeministri Rama nuk do të mund të ishte një qeveritar autoritarist. Një autoritarist udhëhiqet vetëm nga qëllimi dhe kështu që çështja e grumbullimit të “qelbësirave” apo e sulmit ndaj institucioneve është vetëm çështje mjetesh që legjitimohen nga qëllimi.
Për ata që do të thonë se Berisha ka sulmuar institucionet apo ka qenë autoritarist duhet thënë se pavarësisht një propagande të ethshme prej vitesh, kryeministri Berisha kurrë nuk pati nën kontroll të gjitha pushtetet. Mediat asnjëherë nuk qenë nën kontrollin e tij si sot, përkundrazi mediat më të mëdha ishin kundër tij. Ai asnjëherë nuk thirri një koalicion “qelbësirash” për t’i bërë deputetë dhe me përjashtim të vitit 1998 kur u vra Azem Hajdari dhe kur gjithçka doli jashtë kontrollit ai nuk i ka thirrur asnjëherë njerëzit të sulmojnë institucionet. Ka qenë një politikan shumë i fortë, por kjo nuk e ka bërë të thërrasë për sulme mbi qeverinë.
Për t’u rikthyer tek e djathta, tek ajo ide politike që armikun më të madh ka qeveritë e mëdha, qeveritë me pushtet të gjerë, qeveritë ku kryeministri merr në një dorë gjithë pushtetet dhe kufizon liritë, shtyp reagimin publik, po shohim se çfarë tiparesh ka një lider autoritarist dhe a ofron PD dhe Basha diçka ndryshe nga Rama. Gjëja e parë që karakterizon një autoritarist është mllefi. Ky mllef është ndryshe nga zemërimi apo indinjata, nuk është emocion, është pozicion, është qëndrim ndaj jetës thotë studiuesi Eric Maisel. Dhe në fakt Rama është një njeri i mllefosur, nuk është një njeri që zemërohet ndaj një gjëje apo me një gjë, ai është i mllefosur ndaj jetës, ai e ka pozicion mllefin. Basha, duket nga gjithkush që nuk e ka atë pozicion.
Një tipar tjetër i autoritaristit është ndëshkimi që ata duan t’u japin të tjerëve. Duke qenë se janë të ngarkuar me mllef dhe e kanë atë qëndrim jo emocion, ata janë gjithnjë në kërkim të ndëshkimit. Dihet që Rama ka dekada që kërkon ta ndëshkojë Metën, largoi Blushin, Islamin, Bellon, Harasanin duke i fyer publikisht. Basha nga ana tjetër nuk ka dëshmuar ndonjë qasje të tillë. Një autoritarist kërcënon, përdor taktika të ndryshme për të frikësuar kundërshtarin. Shprehja “nuk keni parë gjë akoma” është vetëm një gjë e vogël nga repertori i kryeministrit. Sa për Bashën nuk mund të thuhet se është njeri i kërcënimeve dhe këtu nuk ka nevojë për diskutim.
Për një autoritarist nuk ka rregulla, ato janë gjithnjë të paqarta. Duke mos patur rregulla një autoritarist mund të ndëshkojë, mund të kërcënojë. Të gjithë e kemi parë se si Rama në shumicën e rasteve vepron pa rregull. Në Kongresin e PS ai nuk pranonte të zbatonte statutin për të zgjedhur kryetarin dhe më pas vendosi që Kongresi të votojë. Në raste të tjera, gjithë platforma e qeverisjes me popullin është diçka pa rregull që përdoret për ndëshkim. Të paktën dy drejtues lokalë hipotekash u hoqën live në televizion nga puna. Basha nuk është parë të sillet apo krijojë një mjegullnajë rregullash ndonëse ka kritika për mosrespektim të statutit, por jo sjellje autoritariste duke tejkaluar rregullat dhe larguar njerëzit nga detyrat live.
Një tjetër domethënës thotë Eric Maisel është tallja, poshtërimi, ridikulizimi që një autoritarist iu bën të tjerëve. Si pasojë e rezervuarit të mbushur plot me mllef ai gjithnjë tallet dhe ridikulizon sidomos kundërshtarët. Rama vazhdimisht tallet dhe ridikulizon deri edhe gazetarët duke i quajtur të paftë, kazan, që i bien fyellit etj. Sa për kundërshtarët dihet që ai vetëm një gjuhë tallëse përdor, i quan flamuj pa shkop, drejtor kopshti pa bukë, plak me jelek, pylli, përroi. Rama tallet madje edhe me njerëzit nëpër takime. Basha nga ana tjetër nuk e ka këtë qasje, nuk ridikulizon apo përqesh njeri.
Shqipëria është realisht në zgrip të autoritarizmit pikërisht për këto arsye që kanë të bëjnë me kryeministrin Rama. Janë këto tipare që e shtynë atë të thërrasë këdo që sillte vota, çdo “qelbësirë”, të thërrasë njerëzit të sulmojnë institucionet dhe janë po këto tipare që kanë çuar në marrjen nën kontroll të pushteteve dhe në përdorimin e tyre si mjet për t’i gjetur një vend inatit. Gjërat mund të bëhen shumë më keq dhe qasja idiote se opozita nuk bën apo se Basha nuk ofron gjë ndryshe nga Rama është vetëvrasëse jo për PD-në, por për vendin.
*pedagog i shkencave politike, UET
O cfar na the ore pseudogazetar, njelloj Jane, I vetmi ndryshim eshte se EDI vjedh hapur Lulu vjedh fshehurazi po nuk di si ti administroje leket e vjedhurluli eshte trap shkateroi idealet e dhjetorit duhet zhduk nje ore e me pare.
Lulzim Basha te genjen edhe kur e pyet sa eshte ora (Ilir Meta). Sa per Berishen, Berisha e futi vendin ne lufte civile per karrigen e tij. Berisha nuk eshte autoritar thua zotrote, por Berisha vrau 4 demostrues ne bulevard. Berisha ngaterroi pronat e gjithçka ne vitet ’90 e si rezultat u vrane me shume njerez gjate pushtetit te Berishes nga ç’vrau regjimi komunist ne 45 vjet. E megjithate nuk qenka autoritar. Mbase ke te drejte, nuk eshte autoritar, eshte thjesht killer. Nuk mund ta rehabilitosh kurrsesi.
Gjtihsesi Rama, Basha dhe Berisha e Meta jane e shkuara. Duhet rithemeluar e djathta, se Luli me fytyrat qe ka rreth vetes eshte i sterkonsumuar dhe nuk merr vota, ose pergatituni per 8 vjet me Lali Erin kryeminister.
Sidoqoftë, Basha as Berisha nuk përfliten se janë përdorues droge, nuk kanë pasur ndonjëherë probleme mendore, nuk janë narcistë malinj e të tjera si këto që Ramës nuk i mungojnë asnjëherë. Mjaftojnë këto dallime dhe problemi i lakuriqsisë, që peshojnë sa një mal, përveç atyre që rreshton Z. Fitim Zekthi.
“Luli gënjen” se kështu ka thënë Ilir Meta apo Edi Rama,
Vini re se cilat janë “gënjeshtrat” që i vihen Bashës.
Sipas Metës , ai të “gënjen” se sa është ora.
Sipas Ramës, “Lulit” shumëzimi 7 X 7 i del 42
Këto batuta ordinere qenkan “faktet” se “Luli është gënjeshtar” ?
“Dihet që Rama ka dekada që kërkon ta ndëshkojë Metën, largoi Blushin, Islamin, Bellon, Harasanin duke i fyer publikisht. Basha nga ana tjetër nuk ka dëshmuar ndonjë qasje të tillë.”, tha me gjysme te drejte Fitimi.
Basha nga ana tjeter, largoi “Topallin, Imamin, Rulin, Boden, Bregun, Patozin”, ama e beri ne heshtje.
Problemi eshte o Fitim, qe ate Bashen, me ta fal ta kane fut. sa per Ramen ke te drejte, autoritar eshte.
P.S e shkrova para se te botoj (nje nga korifenjte e bashes, qe zevendesoi te sipercituarit)