Aktualitet

Sa paguan shqiptarët për covidin dhe ku shkuan paratë?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:50 - 09/08/21 |
Erion Dasho

Para disa muajsh përllogarita se shqiptarët shpenzuan nga xhepi për COVID-in mbi 150 milionë euro. Kjo shifër është vënë shpesh në dyshim duke u quajtur e ekzagjeruar.






Si qëndron e vërteta?


Le të shohim vetëm një kategori shpenzimesh që prej përfundimit të epidemisë në Shqipëri: shpenzimet e qytetarëve për testim duke nisur nga data 1 maj 2021.







Duke nisur nga kjo datë shteti pothuajse nuk pati më nevojë të kryente testime dhe pjesa dërrmuese e gati 300 mijë testeve janë kryer për qëllime administrative.




Supozojmë se vetëm 20% e tyre janë PCR dhe 80% janë teste të shpejta. Duke u bazuar te çmimet e tregut, rezulton se shqiptarët nga 1 maji deri në 7 gusht 2021 kanë paguar mbi 12 milionë euro vetëm për teste COVID-i!!!



12 milionë euro u shpenzuan në 3 muaj, pasi epidemia kishte përfunduar! Po në 12 muajt që covidi bënte kërdinë?!

A e besoni tani se gjatë pandemisë shqiptarët kanë shpenzuar nga xhepi të paktën 150 milionë euro?!

Ku mendoni se kanë shkuar këto pare?!

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas