Friday, September 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sa pak që po bind SPAK!

by mapo.al
03/02/2020
in Aktualitet
0

Nga foltorja e kuvendit, Edi Rama, njeriu që ka marrë përsipër kryesimin gjashtë mujor të OSBE-së dhe zgjidhjen e krizës në Ukrainë, nuk la me një anë edhe dje sulmet ndaj gjyqatëreve dhe prokurorëve. U solli ndër mend ligjin “anti KÇK” siç ka qejf ta quajë, një ligj që u lë dorë të lirë policëve të kontrollojn ata që kanë marrë përsipër të bëjnë drejtësinë në këtë vend, kur duhej të ishte e kundërta.

Duket se kryeministri nuk mjaftohet më me vettingun, të cilin e ka shndërruar në gjueti shtrigash, as me kapjen e të gjitha organeve që qeverisin drejtësine, ku ska lënë vëlla deputetësh apo kunetër pa emëruar, por tashmë drejtësisë po i kujton dhe kërbaçin.



Në fakt Rama ka të drejtë, të sillet kështu. Në rast se SPAK, do të merrte në dorë seriozisht vënien e drejtësisë në vend, sot dhe vetë Rama do ishte në bankën e të akuzuarve. Dhe jo për akuzat e opozitës që kanë të bëjnë me abuzimet me koncensionet, kanabizimin apo aferën e unazës së re. Jo, jo është një aferë ku kryetari i radhës i OSBE-së (organizatë që merret me zhvillimin e zgjedhjeve dhe zbatimin e demokracisë në cdo cep të botës) kapet në përgjimë teksa ka marrë rolin e dirigjentit për të manipuluar votat në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në dibër.

Rama, në përgjimet e prokurorisë të zbardhura nga prestigjozja gjermane BILD, shfaqet duke folur me Arben Keshin, një drejtor i Ministrisë së Brendshme, që merrej direkt me pagesat për blerje votash,apo dhe shantazhe me qëllim deformimin e rezultatit. Shumë më pak se kaq do duhej që SPAK ta niste me këmbë të mbarë punën, dhe mos zhytej në kaosin e ccështjeve vend e pa vend që më shumë i ngatërrohen nëpër këmbë.

Nuk ka provë më të fortë për besimin e shqiptarëve se sa të hetohet ky rast, ku e gjitha qeveria dhe deputetë bashkë shfaqen si grup i strukturuar kriminal në vjedhje dhe deformim votash që janë baza e një demokracie në një shtet normal. Por SPAK vendosi tia delegonte këtë ccështje prokurorisë së Dibrës.

Në fakt kjo prokurori (ajo e Dibres) e ka dosjen aty prej gati një viti dhe nuk ka guxuar t’a hetojë. Pse duhet të fillojë tani?. Kush është ai prokuror atje që do I vinte gjoksin shantazheve qeveritare, dhe jo vetëm!? . Dërgimi I dosjes në prokurorinë e Dibrës, nxjerr dhe një herë në pah paprekshmërinë e atyre që janë veshur me pushtet. I jep qetësi, jo vetëm kryeministrit, por edhe Ulsinjëve e Pjerinëve, Damianëve etj dhe ghjithë atyre që e shoqërojnë se tashmë me drejtësinë në dorë, fusha për të livadhisur është më e lirë se kurrë ndonjëherë.

Se çdo prokuror, apo gjyqtar që guxon t’i prekë ata dhe grupet kriminale që ata mbajnë pas u tundet mbi krye “fermani” anti KÇK. E dhimbshme por e vërtetë. Asnjëherë drejtësia nuk ka qenë në këtë derexhe, ku çdo kriminel apo bandit i veshur me pushtet mund ti skërmit dhëmbët.

Ku gjyqtari trembet të firmosë një urdhër kontrolli për aksh trafikant, apo aksh grup të strukturuar criminal, se mbrapa tyre mund të qëndrojë aksh ministër, apo aksh deputet. Nuk ishte vëllai innjë prej drejtorëve të policisë së Dibrës, i angazhuar fort në vjedhjen e votave ai që u kap para disa ditësh duke transportuar drogë? A nuk ishin Abdylajt e Shijakut, që punonin fort për mandatet e PS-së në zgjedhjet e 2017-ës. Që jepnin urdhra për listat punonjësish dhe pushime nga puna në rast se nuk votonin rilindjen… A nuk ishin bajrat që hanin e pinin me deputetët rilindas së Shkodrës natën dhe ditën shantazhonin për të mbledhur votat.

E pra, kutia e Dibrës duhej të ishte e para që duhej hapur, që të mund të ndjenin të gjithë ndopak aromë drejtësie. Por SPAK i ndejti larg si “djalli temjanit”, duke ia deleguar një prokurorie , që ska as njerëz dhe as këllqe t’a hetojë. E dhimbshme sa pak besim po ngjall SPAK.

Tags: Armand MahoSPAK

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Manovra më e madhe në 25 vite/ Tanke dhe mijëra ushtarë amerikanë mes përmes Europës

Manovra më e madhe në 25 vite/ Tanke dhe mijëra ushtarë amerikanë mes përmes Europës

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In