Aktualitet

Sa puthje japim gjatë jetës? Shkenca ofron përgjigje









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 23/02/21 |
mapo.al

Puthjet janë shenjë dashurie dhe tërheqjeje mes njerëzve. Ato mund të jenë të llojeve të ndryshme, në varësi të raportit.



Flasim për puthje të gjata dhe plot pasion, puthje sensuale, puthje të ëmbla dhe puthje të pafundme.


Përgjatë viteve janë kryer shumë studime për të hedhur dritë mbi disa fakte interesante, mbi të gjitha për pyetjen: Sa puthje japim gjatë jetës?




Në varësi të tipit të puthjes, digjet kalori. Një puthje pasionante arrin të djegë deri në 15 kalori në minutë, ndërsa një puthje me intensitet mesatar djeg 2 deri në 6 kalori në minutë.



Trupi ynë lëviz gjithashtu shumë muskuj; 38 muskuj fytyre dhe 112 muskuj trupi. Jo më kot konsiderohet si një stërvitje shumë e mirë kundër rrudhave të fytyrës.


Kërkimet më të fundit tregojnë po ashtu se puthja është një qetësues shumë i mirë, pasi çliron dopaminën dhe endrofinën, të cilat ulin ndjeshmërinë ndaj dhimbjes.

Dhe sipas studiuesve, mesatarisht, gjatës jetës, puthim rreth 100.000 herë –  një total prej dy javësh.

2


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas