Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë një raport dhe kimi të paparë me njëri-tjetrin kur shfaqen në ekran. Ndaj, fansat shpesh herë nuk mjaftohen me marrëdhënien e tyre miqësore por duan t’i shohin ata bashkë edhe si çift. Ori Nebijaj është pyetur së fundmi nga një ndjekëse e saj se përse nuk lidhet me Islin. “Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy? Apo jeni edhe nuk tregoni?”, ka shkruar vajza.
“Nuk e kuptoj këtë pyetje? Ty të pyesin për miqtë e tu pse nuk lidhesh me ta meqë shkoni?”, i është kthyer Ori, duke na lënë të kuptojmë se marrëdhënia e saj me Islin është vetëm në ujrat e miqësisë.