Bota

Sa të frikësuar duhet të jemi nga koronavirusi?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:35 - 26/05/20 |
mapo.al

Koronavirusi është përshkruar si “vrasësi i padukshëm”, por çfarë mund të jetë më tmerruese se kjo?


COVID-19, një patogjen vdekjeprurës, të cilin nuk mund ta shohim dhe kur na infekton nuk mund ta trajtojmë. Nuk është surprizuese që shumë njerëz janë të frikësuar të dalin jashtë, t’i rikthehen jetës normale apo t’i lejojnë fëmijët të rikthehen në shkollë. Njerëzit duan të jenë të sigurt, por problemi është se nuk mund të kemi më sigurinë e mëparshme. Shkak është pikërisht ky virus i ri që ka pasoja katastrofike.



Gjithashtu lind nevoja për të balancuar rreziqet. Çfarë duhet të bëjmë?


Disa po diskutojnë se masat kufizuese duhet të vazhdojnë derisa të garantohet siguria. Por këto diskutime, përgjithësisht injorojnë faktin që të veprosh në këtë mënyrë përbën rrezik në vetvete. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “kostot indirekte të pandemisë” – të cilat fillojnë nga aksesi i varfër në shëndetësi, e deri te sëmundjet mendore apo dëmet në ekonomi dhe edukim.

Pse nuk duhet të presim të jemi 100% të sigurt?

“Nuk do të jemi kurrë të parrezikuar. Në një botë ku Covid-19 është i pranishëm në komunitet, duhet të mendojmë për minimizimin e rrezikut, njësoj siç bëjmë me rreziqe të tjera, si kur i japim makinës apo biçikletës”, -u shpreh Prof Devi Sridhar, kryetare e shëndetit publik global në Universitetin e Edinburgut.

Sa të rrezikuar janë njerëzit?

Sa më shumë të na rikthehen liritë, aq më shumë i rëndësishëm bëhet roli i vendimeve individuale. Tani nuk ka të bëjë më me bërjen e zgjedhjes së duhur, por me bërjen e zgjedhjes më pak të keqe.

Megjithatë, disa njerëz, në varësi të punës së tyre, janë më të rrezikuar se disa të tjerë.

Gjithashtu njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera, si ato të frymëmarrjes, kanë kryer transplante të organeve apo marrin trajtime ndaj kancerit, duhet të izolohen totalisht.

Ndërkohë ka edhe grupe të tjera njerëzish që janë shumë të rrezikuar, si: ata mbi të 70-at apo njerëz me probleme shëndetësore, duke filluar nga diabeti deri te sëmundjet e zemrës.

Përshtatur nga BBC


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas