Aktualitet

Sa të rrezikuar jemi nga koronavirusi në plazh? Flet Pëllumb Pipero





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 20/06/20 |
mapo.al

Në një intervistë në emisionin “Provokacija”, mjeku Pëllumb Pipero foli për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Ai ka thënë se rastet e shtruara në spital janë përtej pritshmërisë, por krahasuar me periudhën e parë ka më pak të shtruar se në valën e parë.


Ai ka theksuar se qytetarët duhet të vijojnë me mbajtjen e maskave, me distancën, me higjienën e duarve, pasi vetëm kështu do të kemi një rënie të numrit të rasteve të reja.


Por cilat janë vendet më të rrezikshme për t’u infektuar, sipas Piperos?


“Vendet me rrezik më të madh janë restorantet, sepse ka studime që kanë ndjekur lëvizjen e ajrit. Së dyti janë marketet, supermarketet pasi ne aty rrimë më gjatë, nuk vendosim maskë dhe nuk ruajmë distance. Janë baret, që dhe pse janë raste tavolinat janë ngjitur sa më gjatë që të rrimë në një vend aq më të ekspozuar jemi, nëse do të ekspozohemi pak kemi më pak rrezik”, -është shprehur mjeku.


Sipas tij, punonjësit në spitale duhet të jenë më të kujdesshëm për zbatimin e protokolleve për shkak se rrezikojnë të kthehen në vatër infeksioni.

Po pushimet e këtij viti si do të jenë dhe a ka rrezik larja në det?

“Pushimet nuk do jenë si një vit më parë. Këtë vit nuk do pushojmë për qefin e dynjasë, por për veten. Do bëjmë qejf më shumë se një vit më parë. Në rast se ruajmë distancat e shmangim virusin. Duhet të shmangen lokalet e natës, por duhen zbatuar protokollet me distancë mes çadrave, të mos grumbullohemi në restorant dhe në breg të detit. Nëse has në pështymën e dikujt në ujin e detit nuk e merr virusin. Virusi nuk transmetohet përmes ujit,” -tha Pipero.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas