Aktualitet

“Sa zbriti nga autobuzi i shkollës”, si u rrëmbye e mitura në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:54 - 04/10/19 |
ro ot

Detaje të reja mësohen nga grabitja e të miturës në rrugën “Ndre mjeda” në kryeqytet. Mësohet se vajza ka kundërshtuar, por grabitësi e ka futur në makinë me forcë.



Si ndodhi ngjarja?!

Sipas informacioneve paraprake, mediat bëjnë me dije se e mitura sapo ka zbritur nga autobuzi i shkollës, është marrë me forcë nga një person ende i paidentifikuar, i cili e ka futur në makinë. Saktësisht vendi i ngjarjes ndodhet pranë ish-parkut të autobuzëve në Tiranë. Sipas dëshmive të kalimtarëve, e mitura është marrë nga një person i vetëm me një automjet tip “Fiat Punto” ngjyrë e kuqe. Policia është vënë në ndjekje të autorit.


Dyshimet për konflikte familjarësh!

Familjarët e vajzës së rrëmbyer shprehen se nuk kanë konflikte me asnjë person.





 


Njoftimi i Policisë

Tiranë/ Informacion paraprak

Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13-vjeçare dhe ështê larguar.

Lexo edhe :  Abuzoi seksualisht me ish-të dashurën - Arrestohet 30 vjeçari në Tiranë (EMRI)

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

LEXO EDHE: 

E rëndë në Tiranë, e mitura rrëmbehet me makinë tek ish-parku


Etiketa: , , , , , ,

Pas