fbpx

Aktualitet

Sa zgjasin paslëkundjet/ Ja çfarë ndodhi në Kaliforni





               Publikuar në : 16:09 - 01/12/19 |
mapo.al

Dy tërmete tronditën Ridgecrestin në Kaliforni këtë vit: njëri në 4 korrik (i magnitudës 6.4), dhe tjetri ditën pasuese, në 5 korrik.


Ky i fundit ishte edhe më i fuqishëm, 7.1. Lëkundjet e tij u ndjenë në pothuajse të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sacramento e deri në Baja California, në Meksikë.

Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin. Por pavarësisht forcës së tyre të madhe, këto tërmetet nuk shkaktuan veçse një të vdekur e 25 të plagosur, 20 në ditën e parë, dhe pesë në të dytën. Ndërkohë, një tërmet I të njëjtës magnitudë, 7.1 në 2017-tën në Meksikë, shkaktoi 370 të vdekur e mbi 6.000 të plagosur. Ajo lëkundje mësohet të ketë zgjatur për 20 sekonda.



Vetëm dy orë përpara se ai të godiste, vendi kishte përkujtuar përmes ceremonish të shumta tërmetin shkatërrimtar të 1985-sës, i cili vrau 10.000 persona. Los Angeles Times citonte atëherë përfundimet e një raporti, ku thuhej se me dhjetëra ndërtesa u shembën brenda pak sekondash duke mos I lënë njerëzve kohë të dalin. Ekspertët që bënë më pas verifikimet, zbuluan se godinat e shembura kishin probleme ndërtimi dhe ishin cilësuar nga inspektorët si të banueshme, në një kohë kur nuk ishin aspak të tilla. Shembjen e ndërtesave në tërmetin e 2017-tës në Meksikë, e shkaktoi korrupsioni, thuhej në artikull. TCH



Etiketa:

Pas