Aktualitet

Sa zgjat imuniteti i personave që kanë kaluar koronavirusin?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:37 - 21/11/20 |
mapo.al

Shkencëtarët në universitetin e Oksfordit kanë arritur në përfundimin se imuniteti nga Covid-19 zgjat për rreth 6 muaj. Kërkuesit e nisën studimin në muajin e mars e zgjati deri në nëntor.


Subjekte të kërkimit ishin mjekë dhe infermierë, të cilat janë edhe shumë më shumë të ekspozuar se pjesa tjetër e popullsisë.


Kështu, riinfektimi me Covid nuk rindodh brenda 6 muajve, përveç ndonjë rasti të rrallë.



Ndërsa bota po pret që të nisë prodhimi i vaksinave, ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që janë prekur më herët nga pandemia.


Ndëkrohë kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech dorëzuan të premten në Administratën Ushqimore dhe Barnave të SHBA-së kërkesën, në të cilën kërkojnë autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën e tyre ndaj koronavirusit.


Kjo është vaksina e parë e koronavirusit që kërkon hapësirë për t’u përdorur në Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe :  VOA: Situata e koronavirusit në Shqipëri jashtë kontrollit

Vaksina, e njohur si BNT162b2, mund të jetë potencialisht e disponueshme për përdorim në popullatat me rrezik të lartë në Shtetet e Bashkuara nga mesi deri në fund të dhjetorit, thanë Pfizer dhe BioNTech në një deklaratë më herët sot.

Nëse FDA autorizon vaksinat, ato mund të shpërndahen menjëherë në shtete, sipas një prezantimi të bërë muajin e kaluar në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.


Etiketa: ,

Pas