Levante do që të largojë me patjetër Armando Sadikun nga skuadra. Sulmuesi elbasanas nuk do të ketë asnjë minutë me ekipin spanjoll me trajnerin Paco Lopez që nuk e preferon në skuadër.
Elbasanasi duhet të gjejë një skuadër tjetër, pasi sjellja e spanjollëve karshi tij është e qartë. Sadiku dhe Esteban Saveljich janë të vetmit lojtarë që nuk janë aktivizuar për asnjë minutë nga trajneri Lopez në dy ndeshjet e fundit miqësore.
Sinjal i qartë i teknikut se të dy duhet të largohen nga skuadra. Interesim konkret për elbasanasin nuk ka dhe nëse situata vazhdon e tillë ai duhet të kalojë të paktën 6 muaj jashtë ekipit, me shpresën se do të gjejë diçka në merkaton e janarit.