Kronika

“Harxhoi 600 mijë $ naftë për 1 vit” – Safet Gjici çon në SPAK ish-kryebashkiakun e Kukësit, Bashkim Shehu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 19/11/20 |
mapo.al

Bashkia e Kukësit ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun demokrat, Bashkim Shehu.






Në kallëzimin penal, kreu aktual i Bashkisë Safet Gjici e akuzon paraardhësin e tij për “shpërdorim detyre.”


Sipas Gjicit, Shehu ka shpërdoruar fondet publike për nevoja personale dhe elektorale. Nga auditi i brendshëm i Bashkisë Kukës, thuhet në padi, ka rezultuar se për një vit (2017-2018) Bashkia Kukës ka shpenzuar 600 mijë dollarë naftë.







Nafta, thuhet më tej në padi, është përdorur në mbështetje të fushatës elektorale të PD.




“Nga ana e bashkise Kukes, gjate vitit 2017-2018 dhe konkretisht nga ish-Kryetari i Bashkise dhe Drejtori i Financës, te cilët me dashje dhe me qellim, kane shpërdoruar (pa dokumentacion justifikues ose ne disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte. Ka dyshime te arsyeshme se ky karburant është përdorur kryesisht nga ish Kryetari i Bashkise z. Shehu, ne shkelje te plote te ligjit pasi përdorimi i tij është bere me qellim furnizimin e mjeteve te transportit ne interes dhe ne mbështetje te fushatës elektorale te Partisë Demokratike. Drejtoria e Financës, ne dijeni, me kërkese, për interes dhe ne mbështetje te plote nga ish Kryetari z. Shehu ka shpërdoruar fondet publike dhe konkretisht nafte për nevoja personale, elektorale te subjektit politik (si p.sh. Transportimi i militanteve me autobus për ne drejtim te Tiranes ku edhe zhvilloheshin mitingjet politike, transporti për llogari te zgjedhjeve etj) dhe jo për nevojat e institucionit”, thuhet në padi.



 

1


Etiketa: , , ,

Pas