Aktualitet

Saga e punimeve te Lungomare, paralizon trafikun në pikun e sezonit turistik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 15/08/21 |
mapo.al

VLORËPrej rreth 8 vitesh, segmenti nga Porti i Vlorës e deri te tuneli, ose Uji i Ftohtë, janë kthyer në kantier ndërtimi, për ndërtimin e Lungomares, një projekt ky i preferuar i kryeministrit Edi Rama. Këtë vit po bëhet zgjatimi i pjesës tjetër të Lungomares.






Mirëpo, ajo që nuk është parashikuar nga autoritetet është fluksi i automjeteve gjatë sezonit turistik që preferojnë të kalojnë në këtë segment dhe jo nga Bypass-i i Vlorës. Kjo ka sjellë për pasojë paralizimin e trafikut.


E njëjta situatë ka ndodhur edhe këtë të dielë ku siç duket në pamjet që sjell MAPO, vargu i automjeteve është i konsiderueshëm, ndërkohë që në anën e djathtë të rrugës punohet, ndonëse me ritme të ngadalta dhe vështirë se Lungomare do të jetë e përfunduar edhe vitin e ardhshëm,

Lexo edhe :  Protestë në Tiranë kundër vaksinimit të detyrueshëm: Nuk jemi kavje/ VIDEO+FOTO






<
>
Lungomare Lungomare1 Lungomare2 Lungomare3 Lungomare4 Lungomare5

Një muaj më parë qeveria reklamoi me të madhe hapjen e Bypass-it të Vlorë, edhe pse ende i papërfunduar. Mungesa e urës në fshatin Kaninë bën që automjetet të kalojnë në rrugën me një sens të këtij fshati, ndërsa trafiku disiplinohet përmes disa semaforëve të vendosur rishtas.



Por nuk mbaron me kaq, pjesa tjetër e Bypass-it ka ndërprerje të shtresave asfaltike dhe devijime në rrugë dytësore, duke u kthyer kështu në një shqetësim për drejtuesit e automjeteve, por edhe për sigurinë në rrugë.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas