Punësimet në administratë ishin pjesë e debatit mes shumicës dhe opozitës sot në Kuvend. Deputeti i PD, Saimir Korreshi solli një shembull konkret për të ilustruar, sipas tij atë që ndodh prej vitit 2013 kur erdhi PS-ja në pushtet.
“Administrata publike është kthyer në ndërmarrje ku punësohen militant të PS. Shumicën prej tyre pot a pyesësh nuk e dinë se ku punojnë.
I përzënë punonjësit e specializuar. Është rasti në Lushnjë, kishte 23 vite si punonjës në bashki dhe e hoqën. Pasi ankimoi, erdhi vendimi për rikthimin në punë, por si përherë shumë vonë sepse personi kishte vdekur.
I erdhi vendimi për rikthim në punë por pasi kishte vdekur. Dhe përse? Sepse kishte lidhje gjaku me mua. Mos hajdeni në parlament kur nuk e dini realitetin.
Hajdeni dhe shikoni sesi po ndryshohen vendet nëpër administratë. Shqiptarët po vuajnë, administrata është për të ardhur keq”-tha Korreshi.