fbpx

Aktualitet

“Tahiri”, ambasadori britanik: Vendimi vë në pikëpyetje drejtësinë





               Publikuar në : 15:59 - 20/09/19 |
mapo.alm

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre.


Tahiri nuk do vuajë asnjë ditë burgim pasi dënimi me 3.4 vite u konvertua në shërbim prove. Ambasada Britanike shprehet se: “Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet.”



Reagimi i Ambasadës Britanike


“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadës.


Etiketa: , , ,

Pas