Aktualitet

Rekursi i Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës, Gjykata e Lartë regjistron dosjen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 29/09/20 |
mapo.al

Gjykata e Lartë regjistron dosjen ne ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.



Në këtë gjykatë Tahiri ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm të 26 qershorit, që e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë.


Tahiri dhe Çela i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre. Relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë do të jetë gjyqtari Ilir Panda.



Rekursi i Tahirit dhe Çelës në Gjykatën e Lartë erdhi në ditën e fundit të afatit 45-ditor të parashikuar në ligj për kundërshtim të vendimeve të Apelit. Pas vendimit të Apelit, dosja pritej të shkonte për rigjykim nga zero në Shkallën e Parë.


Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”.


Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas