Aktualitet

Saimir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda: Prokuroria nxorri sekretin hetimor me SMS






               Publikuar në : 10:20 - 06/02/19 |
mapo.al

Ish mnistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur te gjykata e Krimeve të Rënda. Tahiri ka ankimuar vendimin për shtyren e hetimeve me 3 muaj nga ana e Prokurorisë dhe i ka kërkuar Gjykatës që të mbyllen hetimet dhe çështja të kalojë për gjykim.


 Tahiri u shpreh para Gjykatës se nuk ka me sekrete për hetimet, ndërkohë që hodhi akuza edhe ndaj Prokurorisë

“Pas një viti e gjysëm hetimesh nuk e di se ç’sekret ka më. Prokuroria ka çuar lajme me sms në media. Prokuroria ka trafikuar lajme pa fund për emrin tim. Sekret hetimor nuk ka më, seancat të jenë  me dyer te hapura”, – u shpreh Saimir Tahiri.

Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotikësh bashkë me grupin Habilaj.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës do zhvillohet me dyer te mbyllura.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas