Aktualitet

Saimir Tahiri: Nuk e kam humbur ende durimin, do të pres dhe pastaj do të flas






               Publikuar në : 12:14 - 06/02/19 |
mapo.al

Nuk e kam humbur ende durimin, do të pres…dhe pastaj do të flas. Është kjo deklarata e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, menjëherë sapo doli nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Tahiri kishte ankimuar vendimin e Prokurorisë për shtyrjen e hetiemeve dhe Gjykata do të japë një vendim ditën e hënë. Tahiri hodhi akuza të rënda ndaj Prokurorisë dhe risolli në vëmendje “dorën e zezë” që i mban peng hetimet.


Nuk më ka humbur durimi, kam një vit e disa muaj që pres, pa komentuar asnjë vendim të prokurorisë, por pres ti shkoj drejtësisë deri në fund, pa bërë sikur kanë bërë të tjerët para meje që janë hetuar për vrasje dhe vjedhje. Gjithcka që po ndodh e ka kapërcyer cdo limit të kohës kur mund të bëhet një hetim.

Një gjendje e tillë mjegullnaje nuk mund ët vijojë më. Hetimet janë zgjatur pesë herë, ka kaluar cdo afat i arsyeshëm, cështja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë apo tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, e nëse kjo ndodh me mua, imagjinoni se cfarë ndodh me të tjerët, që përplasen para gjykatave. Unë nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar drejtësinë, pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime ta respektoj. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon, pastaj do të flas, por peng nuk ka si më mban njeri.

Keni përmendur një dorë të zezë që iu mban peng? Nuk dua të merrem me këtë tani. Kjo cështje ka kaluar cdo limit të arsyeshëm. Sot seanca u shty. Gjykata nuk kishte asnjë sekret. Ju keni aq shumë mesazhe nga prokurorët në telefonat tuaj sa nuk ka më sekrete. Seanca u shty, pasi gjykata kërkoi dokumente që prokurorët nuk i kishin. Kjo cështje është shtyrë 5 herë, ka humbur sensin. Unë akuzohem për trafik ndërkombëtar droge, dhe në Itali prokuroria e gjykata kanë thënë që ky njeri nuk ka lidhje, këtu zgjatet, pasi kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Unë pres që prokuroria të vendosë në hetim personat që kanë nxjerrë informacionet. Në këtë vend që jemi ne nuk kalon njeri pa marrë faturën e vet”,-u shpreh Tahiri pasi doli nga Gjykata.

Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotikësh bashkë me grupin Habilaj.

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas