Kronika

Saimir Tahiri përsëri te Krimet e Rënda, sot vendoset për gjyqin






               Publikuar në : 13:03 - 11/02/19 |
mapo.al

Ish mnistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar përsëri te Gjykata e Krimeve të Rënda. Tahiri ka ankimuar vendimin për shtyren e hetimeve me 3 muaj nga ana e Prokurorisë dhe i ka kërkuar Gjykatës që të mbyllen hetimet dhe çështja të kalojë për gjykim. Një javë më parë séance u shtyj, por sot Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë një vendim.


Pak ditë më parë Tahiri u shpreh para Gjykatës se nuk ka me sekrete për hetimet, ndërkohë që hodhi akuza edhe ndaj Prokurorisë

“Pas një viti e gjysëm hetimesh nuk e di se ç’sekret ka më. Prokuroria ka çuar lajme me sms në media. Prokuroria ka trafikuar lajme pa fund për emrin tim. Sekret hetimor nuk ka më, seancat të jenë  me dyer te hapura”, – Saimir Tahiri.

Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotikësh bashkë me grupin Habilaj.



CLOSE
CLOSE
Pas