fbpx

Aktualitet

“Saimir Tahiri”, reagon ambasada e SHBA: Dënimi është shkurajues





               Publikuar në : 14:54 - 20/09/19 |
mapo.al

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish-ministrin Tahiri, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre. Tahiri nuk do vuajë asnjë ditë burgim pasi dënimi me 3.4 vite u konvertua në shërbim prove. Ambasada edhe pse thotë se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është në rritje,  thekson se dënimi ishte shkurajues.


Deklarata e plotë:



Vendimi i djeshëm kundër ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.


LEXO EDHE:

“Tahiri”, ambasadori britanik: Vendimi vë në pikëpyetje drejtësinë


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas