Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar Saimir Tahirin vetëm për shpërdorim detyre. Dënimi me 3.4 vite burg do të konvertohet me “shërbim prove”.
Ai u pyet nga gazetarët, teksa po dilte nga një aktivitet, por Soreca tha se kërkon kohë që të lexojë vendimin e gjykatës.
“Eksperienca ime, si ish-prokuror më dikton se duhet të shoh vendimin e plotë dhe më pas të jap një mendim apo opinion. Nuk mund të flas pa lexuar dosjen”, u shpreh ambasdori Soreca.