Erion Veliaj i është drejtuar gjykatës për legjitimitetin e mandatit të tij. Njohja e mandatit nga gjykata është hapi i fundit ligjor për miratimin e kandidatëve të PS-së në krye të bashkive. Kërkesa e Erion Veliajt është dorëzuar ditën e sotme (e mërkurë) në Gjykatën e Tiranës.
Në votimet e 30 qershorit, kandidoi në Tiranë dhe Arben Skënderi, nga Bindja Demokratike.
Më herët, gjatë ditës së sotme, Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku duke shpallur moskompetencë. Çështja i ka kaluar Gjykatës Administrative.
Po sot, Gjykata e Durrësit vendosi të mos i japë mandatin kandidates së PS Valbona Sako duke sjelle argumentat ligjore se Bindja Demokratike u regjistrua nga KQZ në shkelje të ligjit, pertej afateve.
A do të jete ky rasti dhe për Erion Veliaj?
Pritet për tu parë vendimi i Gjykatës së Tiranës në ditet në vijim…
Lexo edhe:
Pas Durrësit, mandati i refuzohet edhe kandidatit të PS në Vorë
EKSKLUZIVE/ Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS