Gazeta Mapo publikoi sot një lajm, në lidhje me një denoncim dhe padi që ka bërë Qendra Kuq e Zi, lidhur me një anomali që ata kanë konstatuar për sa i përket një fature auditimi, të lëshuar nga kompania GoldsMath, dy vite më parë, ku i kërkon Federatës 60 milionë lekë të vjetra pagesë për auditimin e kryer, shumë herë më tepër se sa vlen kjo punë.
Burimet e gazetës Mapo pranë Federatës së Futbollit, treguan se pronare e kësaj kompanie, është Rovena Agolli, duke shtuar se bëhet fjalë për bashkëshorten e ish-ministrit Gjiknuri. Familjarë dhe të afërm të ish-minsitrit kontaktuan me gazetën dhe thanë se zonja Gjiknuri (Agolli mbiemri i vajzërisë) nuk ka lidhje me këtë çështje.
Ajo nuk ushtron aktivitet në fushën e auditimeve. Për fat të keq, të dhënat përkonin fatalisht. Kjo mesa duket ka cuar në një raportim të pasaktë. Gazeta Mapo ndjen detyrimin ta sqarojë këtë për lexuesit dhe stafi jonë shpreh keqardhjen për shqetësimin që kemi krijuar. Ky rast të bën të reflektosh dhe të bën të mendosh për nevojën për hulumtime më të thella në rastet e denoncimit.
Shkrimi i botuar sot në gazetën Mapo, qendron përsa i përket të dhënave dhe abuzimit, pasi ishte shoqëruar me padinë në gjykate dhe ekstraktet e QKR. Problemi i vetëm është se mesa duket nuk kemi të bëjmë me zonjën Gjiknuri, por me një tjetër person që ka identitet dhe të dhëna të ngjashme me të.