Aktualitet

Salianji, 149 procedime nga policia në 7 vite të qeverisjes socialiste








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:43 - 10/05/20 |
mapo.al

Policia njoftoi të shtunën se ka proceduar penalisht 6 persona, mes tyre ish-deputetin demokrat Ervin Salianji dhe kreun e PD-së Divjakë për grumbullim të paligjshëm në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19.


Gjithçka lidhet me bashkëbisedimin që Salianji pati pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, me fermerë dhe banorë të zonës.


Ish-deputeti demokrat thotë për Ora News se situata është e përsëritur ndaj dhe nuk ndihet aspak i shqetësuar edhe pse numëron 149 procedime në 7 vite të qeverisjes socialiste.


“Është një procedim penal. Nuk është i pari, por i 149 gjatë denoncimeve të këtyre 7 viteve të keqqeverisjes. Është situatë e përsëritur, ku qeveria për të mos u marrë me shqetësimet e ngritura bën në mënyrë agresive propagandë për të mbuluar shqetësimet. Nuk shqetësohem nga akte të tilla që akuzohem për agjitacion dhe propagandë. Ka qenë bisedim dhe jo protestë me fermerët. Isha i ftuar për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, u shpreh ish-deputeti demokrat.




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas