Aktualitet

Salianji: 25 prilli masakër zgjedhore, deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:41 - 17/05/21 |
mapo.al

Deputeti i zgjedhur i PD Ervin Salianji deklaron i bindur se më 25 prill u konsumua një masakër zgjedhore dhe ka ndodhur deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve.






I ftuar në “Frontline” në News24 Salianji deklaroi se deformimi u tregua në disa komponentë duke nisur që nga ndryshimi i kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme e më pas te përdorimi i aseteve publike për vota dhe përdorimi i elementëve kriminalë.


Pa diskutim që është një masakër zgjedhore dhe një deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve që nuk ka qytetar në Republikën e Shqipërisë që nuk e di. Në disa komponentë. Deformim i vullnetit të zgjedhësve nëpërmjet ligjit. Ligji zgjedhor, prishja e marrëveshjes së 5 qershorit. U tregua në votimet e 25 prillit, ku më shumë se 80 mijë vota dolën të pavlefshme dhe një pjesë tjetër u deformuan rëndshëm, si LSI që mori një mandat me 25 mijë vota e kusur.





Ishte një prej kundërshtive më të mëdha të PD dhe opozitës. Ka pasur disa qëndrime publike. Ka pasur reagim të faktorit ndërkombëtar për të mos pasur ndryshim të sistemit zgjedhor. Ky ishte një sistem i papranuar, por i imponuar dhe në fund të ditës doli një sistem që deformon vullnetin e zgjedhësve. Nga ana tjetër disa mjete, përdorim të aseteve shtetërore për deformim të vullnetit të zgjedhësve. përdorim të elementëve kriminalë etj. 



Është kriminalizuar dhe futur në kod penal në këto zgjedhje, por nuk po themi për shërbimet që duhet të bëjë qeveria që ecin natyrshëm por flasim për abuzimin me to, tejkalimin dhe përdorimin e tyre për të kërkuar vota për pushtet. Siç kemi pasur shitje-blerje të votave dhe përdorim të burimeve shtetërore”, deklaroi Salianji.

Lexo edhe :  Hapja e kutive/ PD: Vetëm me tre prova të thjeshta, faktohen 100 shkelje


I pyetur nëse ka një mea culpa që duhet të bëjë PD, ai deklaroi se do ketë një analizë dhe reflektim, por se dikush që është vjedhur nuk mund të bëjë mea culpa pse e vodhi hajduti.

Nuk di që dikush që është vjedhur të bëjë një mea culpa pse më vodhi hajduti. Duhet të jemi të qartë në dy gjëra. Pa diskutim që PD duhet të bëjë analizën e vetë, do ketë reflektimet e veta, nga ana tjetër është interesi publik, që nuk është interesi që të vijë PD në pushtet, shoqëria ka interes të zhvillohet të ketë vendimmarrje, të ketë ndëshkueshmëri të korrupsionit që të ketë mirëqenie për qytetarët.

Zgjedhjet janë vjedhur, kërkesa e llogarisë më e ulët, ndëshkueshmëri nuk ka dhe pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Për PD hajde flasim dhe diskutojmë. A do ishte shoqëria dakord që PD të fitonte me çfarëdo lloj forme, përfshirë përfshirjen e krimit? Nëse PD do fitonte me këtë formë prapë pushteti nuk do ishte për demokratët, por për banditët. Ne kemi zgjedhur pjesën e mirë të shoqërisë dhe të besojmë se e mira e mund të keqen”, tha Salianji.

Sipas tij, edhe kundërshtarët më të ashpër të Lulzim Bashës, nuk thonë që zgjedhjet nuk janë vjedhur.

Shikoni elementin tjetër se si në Berat e Gjirokastër, në kutitë që janë hapur ka dalë hapur se si një person ka votuar 5 herë, apo 19 herë që e bën procesin, nxjerr fakte të qarta që ka pasur deformim të vullnetit të zgjedhësve dhe mosfunksionim të identifikimit biometrik”, tha Salianji.

10


Etiketa: , ,

Pas