Aktualitet

Salianji: Alizoti s’kishte as 3 mijë lekë në xhep, e mbanin ata të PS





               Publikuar në : 22:43 - 10/12/19 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi sesi Fredi Alizoti kishte shkuar në PD, ka takuar atje figura të Partisë Demokratike dhe ka thënë se ka prova që implikojnë vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafik droge.


“Alfred Alizoti ka ardhur në selinë e PD, pasi është bërë përgjimi. Florenc Hoxha e ka marrë dhe kemi folur. Alizoti më ka thënë se të PS ma kanë dhënë 200 mijë euro, Taulant Balla më ka kërkuar këto favore. Alizoti është kontingjent kriminal, as 3 mijë lekë nuk i ka dhe të PS e kanë vënë në shërbim, i japin lekë gjithë kohës. Alizoti s’ka pasur kontakte me Agron Xhafajn, por me Babalen. Alizoti ka ardhur në PD që të bëjë foto me mua që të më kompromentojnë”, tha Salianji.





Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas