Kryesore

PD i përgjigjet kryeministrit, Salianji: Rama, kungull që si hyri doli








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 29/09/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha.


Gjatë konferencës për shtyp, Rama e quajti Bashën “shalqi me provë”, ndërsa prezantimin e planit të rimëkëmbjes e konsideroi mungesë serioziteti. Por Salianji ka kujtuar dështimet e Ramës në 7 vite qeverisje, duke e etiketuar atë “kungull që si hyri doli”.


“Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar”, thekson Salianji.



Reagimi
Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.


Faktet janë këto:


Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!

Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.

Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.

Shqiptarët duan ndryshim! 

LEXO EDHE: 

“Shalqi me provë”/ Rama sulmon Bashën për planin e rimëkëmbjes: Mungesë serioziteti


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas