Aktualitet

Salianji i përgjigjet Ramës: Krahasime të turpshme, duhet të jesh më kreativ














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:34 - 10/03/21 |
mapo.al

Përfaqësuesi i PD për qarkun e Korçës, Ervin Salianji, i është përgjigjur akuzave dhe ironive të kryeministrit Rama për koalicionin opozitar.





Salianji, në një lidhje telefonike për mediat, shprehet se kjo është një provë e dështimit të Ramës, dhe hallit të madh që e ka zënë për t’u përballur me betejën e zgjedhjeve.


Ish-deputeti Salianji, tha se krahasimi i kandidatëve të PS dhe PD, është shumë i turpshëm.





Ai theksoi se nuk ka asnjë koment tjetër për të bërë, ndërsa shton se është çdo ditë në rrugë me qytetarët, dhe në fokus ka ekonominë dhe përmirësimin e jetës së tyre.



“Rama të jetë më kreativ por me sa duket e gjithë pesha e luftës nuk e bën dot të përdorë batutat,” u shpreh Salianji.


Më herët, kryeministri Rama ironizoi emër për emër kandidatët e listave të koalicionit opozitar. Ironive të tij, i janë përgjigjur edhe Dashamir Shehi dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Lexo edhe :  Video 3D e aeroportit të Vlorës, Rama: Do sjellim shqiptarët direkt nga Amerika

LEXO EDHE:

Fyerjet e Ramës – Shehi: Faqorja më pak e dëmshme. Vasili: Ke dështuar

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas